




Mbrëmjen e sotme ishte nata e 10-të e spektaklit “Love Story” në TV Klan. Vajzat gatuan nga një pjatë të veçantë për Saimirin dhe në fund ai zgjodhi gatimin e Redonës. Ai e ftoi vajzën në një takim.
Opinionisti Robert Aliaj e konsideroi gjestin e vajzave si të gabuar, duke e cilësuar si “skllavëri” dhe sikur ato të ishin në harem. Moderatorja Alketa Vajsiu iu kundërpërgjigj, duke u shprehur se vajzat nuk janë në shërbim të kënaqësive të Saimirit, por në shërbim të kënaqësive vetjake.




Alketa: Ky nuk është harem. Refuzoj ta dëgjoj në emër të çdo vajze shqiptare që shikon një spektakël si ky. Ky është një gabim fatal. E krahason me një harem, ku femra është e nënshtruar, inferiore, në shërbim të kënaqësive të një burri. Këto vajza nuk janë në shërbim të kënaqësive të Saimirit, janë në shërbim të kënaqësisë vetjake, ju pëlqen, kanë ardhur këtu, kënaqen, argëtohen, kaq.




Roberti: Ato janë duke treguar Alketa se po vetëofrohen si në një harem. Këtë gjë do e kisha të vështirë po të isha në vendin e Saimirit.