Воrë në ѕhkretëtirë, temрeraturat në Аrabinë Ѕаudite zbreѕin deri në -2 gradë Сеlѕiuѕ (FOTO)


Qyteti i shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën -3C.
Banorët e rajonit Aseer të Arabisë Saudite u dyndën në shkretëtirë për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të borës.
Një gjysmë shekulli ka kaluar që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën ngrirje.

Gjersa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht në mesin e tyre.

Por këtë muaj janë parë reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite duke u ulur në -2C.