Reagime të ѕhumta pasi Leonora hуri me këрuсë brenda një ѕhtëрie të familjes së varfër


Juristja Flutra Kusari ka reaguar pasi këngëtarja Leonora Jakupi ka hyrë me këpucë dhe e veshur me rroba të markave luksoze në një shtëpi të një familjeje të varfër në fshatin Qubrel.

“Gratë duhet me i mbështetë por edhe me i bo horë kur e meritojnë”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Këngëtarja ishte aty së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe humanistin Halil Kastrati për t’i kumtuar familjes se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së tyre të rë.

Por, vizita e saj me rroba të shtrenjta e me këpucë brenda në shtëpi nuk u prit mirë nga qytetarët e Kosovës, pasi në rrjetet sociale po vazhdon të qarkullojë një fotografi, ku shihet këngëtarja e ulur në divan e me këpucë.

Përveç Kusarit kanë reaguar edhe shumë qytetarë të tjerë, disa prej tyre madje thanë se përtej ndihmës që mundet të ofrojë dkush, dëmi moral e shëndetësor që mund të shkaktohet është i paimagjinueshëm.

“Demi moral-se pari kur ne forme ‘kauboje’ hyn me qizme ne shtepi te personave ne nevoje, e ne emer te ndihmes qe u ofron i shkel ne dinjitet ata qe presin nga ty. Cka ke dasht me tregu ktu, qe ti nuk shkel me kembe ne ate tepih???

Demi shendetesor- qe mund t’i shkaktohet femiut ne foto, i cili shihet se ende nuk ec dhe shume lehte neper kete tepih mund te beje levizje kembadorazi e te marre ndonje semundje nga qizma jote e cila ndonese mund te jete luksoze, ka shkelur gjithandej neper balte.

Aman mos i shkel ne dinjtet, se dikush edhe pse mund te jete i varfer, eshte shume me i pasur ne shpirt, shume me i paster se qizmet tua qe shkelin aty”, thuhet në një reagim