Nuk postonte foto me barkun e rrumbullakosur, Arbana Osmani tregon arsyen


Arbana Osmani dhe Eduart Gerishaj, u bekuan me një fëmijë pak muaj më parë. Moderatorja solli në jetë një djalë, duke e bërë Jonin me një vëlla më të vogël.

Arbana preferoi të tregohej sa më shumë diskrete gjatë shtatzënisë dhe nuk pamë thuajse asnjë foto të sajën me barkun e rrumbullakosur. Kjo i ka bërë përshtpje ndjekësve të cilët e pyesin në InstaStory nëse i urren fotot e shtatzënisë.

Moderatorja ka treguar arsyen pse nuk ka preferuar të postojë në rrjete sociale fotot e shtatzënisë.

“S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë.”- treoi Arbana.