Franса i rikthehet ѕëriѕh КАRANTINËЅ, ја ѕа рritet që të zgјаѕë këtë herë


Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar se duke filluar nga e shtuna, qytetarët francezë do të ndalohet të lëvizin pas orës 18:00.

Kjo masë e re kufizuese vjen pas rritjes së numrit të rasteve të reja, të ndikuara edhe nga mutacuioni i ri i virusit, i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky është kufizimi më i gjatë që ka vendosur qeveria franceze dhe do të qëndrojë në fuqi për të paktën 2 javë, me qytetarët që do të ndalohen të lëvizin nga ora 18:00 deri në 06:00.