Вino: Ata që kanë kaluar Со vid nuk kanë imunitet, duhet të vakѕinohen


Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë pranë ISHP, Silva Bino tha se edhe personat që e kanë kaluar CO VID duhet të vaks inohen.

Bino tha se personat që e kanë kaluar Co vid nuk kanë imunitet dhe e vetmja e dhënë që është evidentuar është fakti që nuk kemi raste riinfektimesh vetëm brenda 3 muajsh nga kalimi i Co vid.

“Vaks ina bëhet edhe kur e ke kaluar Co vidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Co vid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike”, u shpreh Bino në Opinion.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me faktin se mjekët në botë janë të ndarë lidhur me vaksinimin e persaonve që kanë kaluar Co vid, Bino tha:

“Kjo qëndron për vetë faktin, që sot ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa. I vetmi rezultat që kemi, është që nuk kemi riinfektim brenda 3 muajsh që kemi kaluar Co vid. Mund ta bësh vaksinën nuk ka asnjë lloj problemi, por mund ta shtymë nëse je brenda 3 muajsh nga kalimi i Co vid. Edhe personat që e kanë kaluar Co vidin nuk kanë imunitet. Është evidentuar. Janë njëlloj me ata që nuk e kanë kaluar Co vidin”, u shpreh Bino.