




Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur më 7 janar brenda ambienteve të portit të Durrësit ku hum bi jetën 25-vjeçarja Artenida Haskasa.
Aks identi ndodhi rreth orës 15:30, kur drejtuesi i trajlerit me origjine nga Malisheva përplasi efe ktiven e sigurisë e cila ishte në orarin e shë rbimit. 25-vjeçarja ka marrë plagë të rëndë dhe nuk mundi të mb ijetojë. Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit është ndaluar nga uniformat blu të qytetit.
Babai i vajzës, Petrit Haskasa, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”, ku shprehet se “shpreson dhe beson te drejtësia”.




“Vajza kishte dy vite që punonte në portin e Durrësit. Ka shkuar si gjithmonë në punë. Kur ka shkuar një trajler, ajo ka shkuar si gjithmonë për të hapur traun. Ajo ka ecur drejt dhe trajleri e ka marrë me vete. Është ndarë trupi në 2-3 pjesë”, tha babai i vajzës së ndjerë.
I pyetur nëse vajza ishte e kënaqur apo kishte shqetësime me punën që bënte, Petriti tha se “kishte ankesa për shoferët e kamionëve”.




“Vajza kishte an kesa për shoferët e kamionëve që nuk ecnin mirë, ecnin në mënyrë të pakontrolluar, ecnin shpejt dhe madje edhe ofendonin”, tha ai.
I pyetur nëse familjarët e shoferit që shkaktoi këtë ak sident fatal, Haskasa tha “po”. “Familjarët e drejtuesit kanë kërkuar që të vijnë për ngushëllim, dhe ne i kemi pranuar. Është një ak sident”, tha ai.




Babai tha se janë të shokuar dhe se është një ngj arje tra gjike që do i shoqërojë gjithë jetën.