Me kë рërѕhtatet më раk Ѕаimiri dhe kush duhet të eliminohet ѕоnte, ѕiраѕ Redonëѕ dhe Generdëѕ


Generda dhe Redona janë dy konkurrentet e “Love Story” që kanë hyrë disa javë pasi spektakli kishte filluar. Megjithatë, ato ditën si të zinin një vend në zemrën e Saimirit dhe tani janë dy nga pretendetet kryesore për të marrë trëndafilin e fundit.

Për t’u njohur më shumë me to, jashtë kornizave të spektaklit, Redona dhe Generda u bënë pjesë e një interviste për revistën Class, ku u shfaqën shumë ndryshe nga intervistat ku i kemi parë tani. Dy vajzat u treguan të sinqerta dhe dhanë mendimin e tyre rreth Saimirit dhe konkurrenteve të tjera.

Të pyetura se cilën prej vajzave pëlqen më shumë Saimiri, Redona ka dhënë emrin e Enxhell dhe Merit, ndërsa Generda ka përmendur vetëm Enxhëllin.

Ndërsa sa i përket vajzës që përshtatet më pak me Saimirin, Generda është shprehur:

“Më vjen keq, por Xhesi, sepse Xhesi dhe Saimiri janë dy botë të ndryshme. Jo sepse Xhesi nuk e meriton Saimirin, apo Saimiri atë, por nuk përshtaten, mendimi im!”

Po nëse ato do ishin në vendin e Saimirit, kë do linin pa trëndafil sonte?

“Unë jam Redona, nuk jam Saimiri, por po të isha ai do të lija Flavian pa trëndafil”, -u shpreh Redona

Ndërsa Generda dha sërish emrin e Xhesit. Ajo zbuloi gjithashtu që këtë javë ka pasur një takim me Saimirin, të cilin do të mund ta shohim sonte. Këtë takim Generda e quajti takimin perfekt, prandaj mezi presim transmetimin sot në mbrëmje në orën 20:00 në Tv Klan.

Intervistën e plotë të Generdës dhe Redonës për revistën Class, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.