“Моѕ рërdorni medikamente ра konѕultë për СО VID-19”, mjeku: Vaksina раѕ tre muajsh mund të јарë rezultat


Mjeku pneumolog në Ardian Jorgji, këtë të hënë i ftuar në studion e emisionin Abc-ja e Mëngjesit ka komentuar situatën në të cilën ndodhet pacientët e infektuar me Co vid. Jorgji në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që pacientët e infektuar të konsultohen me mjekët dhe të mos përdorin medikamente pa konsultë.

Ai thekson se një përdorim i gabuar i medikamenteve është një tjetër problem në vendin tonë, pasi sipas tij nga dëshira për të qenë të mbrojtur nga Co vid ka të rinjtë e moshave 22-30 vjeç të cilët përdorin hollues gjaku, që nga ana shkencore është e turpshme.

Gjithashtu mjeku ka bërë me dije se Covid nuk është një sëmundje e pashërueshme, ai thekson se ka pasur pacientë të sëmurë dhe pas shërimit dhe bërjes së scanerit rezulton se ato nuk kanë më asnjë shenjë të ko ronavi rusit.

“Nuk ka shumë nevojë për panik, nëse je me grip ose me Co vid në ditët e para nuk nevojitet asgjë tjetër veçse kujdes, ushqim të mirë dhe vitamina terapi. Kam dëgjuar shumë për protokolle por që janë direktiva, ka vende që ka protokolle me antibiotikë, por për të sëmurët jashtë spitalore janë shumë të rreptë persa i përket kortizonikëve. Ndërsa tek ne mund të shikosh pacientë që në ditën e dytë ose të tretë mund të marrë hollues gjaku dhe kortizon.

Në parim dhe në vija të përgjithshme holluesi i gjakut përdoret nëse ke sëmundje të gjakut që ndikojnë në qarkullimin e gjakut, sëmundje të trashëgueshme, nëse ke rëndesë klinike dhe sëmundje tromboze të mëparshme, ndërsa këtu te ne shikon të rinj 22-30 vjeç që marrin hollues gjaku kjo është e turpshme. Dhe për kortizonët është e njëjta gjë. Në raste të rënda të diabetit duhet ta vësh në ekuilibër dhe prioritet në këtë rast është fitorja ndaj Co vid por kjo vetëm nën monitorimin e mjekut. Është e rëndësishme që të kujdesemi, kam parë që Co vid prek dhe moshat e reja.

Co vid është një sëmundje sistemike dhe prek kudo. Mund të them se Covid shërohet plotësisht nuk lë shenja në mushkri. Unë nuk e di pse ka një tendencë për të thënë se koronavirusi lë shenja, por nuk është kështu unë kam parë scaner dhe Covid nuk lë shenja.

Është e rëndësishme që Covid vetëm ti rrish mbi kokë. Pas periudhës që quhet kalimi i koronavirusit është i rëndësishëm dhe qëndrimi dhe ndjekja e më pas. Më ka ndodhur që një person post Covid të shfaqë infarkt ose trombozë dhe pse nuk ka pas risk në pamje të parë, ndaj është e rëndësishme që të jemi pak të kujdesshëm. Por patjetër që nuk mund të themi nëse këto raste janë nga Covidi, pasi pacienti ka qenë post Covid dhe është e rëndësishme që të vertetohet”, është shprehur mjeku.

Mjeku Jorgji në fjalën e tij ka theksuar se vaksina nuk do të zgjidhë gjendjen në të cilën ndodhemi ne për shkak të Covid, që ajo të japë rezultat duhet që të kalojë më shumë se 3 muaj, ndaj është e rëndësishme që të ruhet vigjilenca.

“Nuk mund të them se ka ulje të numrit të pacientëve, pasi fluksi i pacientëve nuk ka rënë. Imuniteti i tufës po diskutohet shumë në botë por jo të gjithë e përkrahin, dhe nëse do të shikojmë shifrat e studimeve dhe nëse do ti diskutonim këto studime do të ishin të papranueshme, ndërsa sot ato bëhen në një numër të ulët pacientët.

Po i gëzohemi lajmit që po vijnë vaksinat, por unë theksoj se nuk duhet të humbasim vigjilencën, ajo as nuk shëron dhe as nuk të mbron plotësisht.

Siç kemi rastin e vaksinës së gripit dhe personat që e bëjnë mundet që sërish të vuajnë, por edhe pozitiviteti që do të vijë nga Covid në vendin tonë do të marrë kohë, Do të marrë më shumë se tre muaj kohë për të dhënë efektet. Në qoftëse i referohemi se çdo të thotë i shëndetshëm, nuk do të thotë që jo vetëm që mos kesh sëmundje por të jesh mirë, mendërisht emocionalisht, etj. Kemi nevojë për ngjyra”, ka thënë ai ndër të tjera.