Расientët që kanë kaluar Со vid-19 kanë simрtoma edhe раѕ gјаѕhtë muajsh


Më shumë se tre të katërtat e personave të shtruar në spital me CO VID-19 ende vuajnë nga të paktën një simptomë edhe gjashtë muaj më pas, sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, gjë që thekson nevojën për kërkime të mëtejshme në efektet e mbetura të CO VID-19, shkruan AFP, përcjell Albinfo.ch.

Lodhja ose dobësia e muskujve janë simptomat më të zakonshme. Gjithashtu, janë vërejtur edhe çrregullime të gjumit, ankth ose depresion.

Përveç kësaj, disa pacientë kanë zhvilluar probleme me veshkat pas daljes nga spitali.

Pacientët që kanë qenë të sëmurë më rëndë shpesh kanë rezultuar me dëmtime në funksionin e mushkërive, si edhe anomali të tjera në kraharor.

“Për shkak se CO VID-19 është një sëmundje e re, ne vetëm sa kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e tij afatgjata në shëndetin e pacientëve”, komenton autori kryesor i studimit, prof. Bin Cao.

“Kjo thekson nevojën për kujdes të mëtejshëm pas daljes nga spitali, veçanërisht për pacientët me infeksion të rëndë”, shtoi ai.

Cao shtoi se është me rëndësi kryerja e studimeve më të gjata në popullata më të mëdha, në mënyrë që të kuptohet spektri i plotë i efekteve që CO VID-19 mund të ketë te njerëzit.

Sipas OBSH, vi rusi paraqet rrezik për efekte të qëndrueshme serioze në disa persona, madje edhe te të rinjtë, që nuk janë shtruar në spital.