Si аѕnjëherë më раrë/ Irmа Libohova flet рër mаrtesën dhe djalin: Веѕniku ka qenë i zgjuar


Këngëtarja e dashur për publikun, Irma Libohova, ishte ditën e sotme në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku si rrallëherë ka folur për jetën e saj private.

Teksa në një ekran i shfaqeshin fotografi të ndryshme, në periudha të ndryshme të jetës së saj, Irma i komentonte shkurt.

Këngëtarja e njohur tregoi se është martuar në vitin 1982 dhe se do të mbahet mend, pasi ka kënduar në dasmë, jo vetëm tek e saj por edhe e bashkëshortit.

“Jam martuar në vitin 1982, do mbahet mend se kam kënduar në dasmë, edhe te burri. Kam patur jetesë të mirë nga ana shpirtërore si te familja ime ashtu edhe te e burrit”, tha ajo.

Irma rrëfeu se është pritur mjaft mirë nga familja e bashkëshortit, edhe pse ishte një familje me shumë burra.

“Ishte familje burrash, kishte vetëm meshkuj. Kur shkova atje ishte vetëm vjehrra dhe u bëmë dy femra, me mua. Pastaj linda djalin”, u shpreh Libohova.

Ndërsa duke folur për bashkëshortin e ndjerë, Irma u shpreh se “Besniku ka qenë shumë i ndjeshëm si natyrë, ka qenë shumë inteligjent. Ai shumë gjëra i mbante për vete. Ma ka hapur gjithmonë rrugën, ishte i zgjuar”.

Më pas në ekran u shfaq një foto e disa viteve më parë, ku Irma shfaqej me djalin e saj, në ditën e parë të shkollës. Këngëtarja tha se ka një marrëdhënie të mirë me të birin, i cili dëshiron që të qëndrojë larg mediave.