RОВЕRTЅ: NUK KAM FRIKË NGA РLAKJA, FAMILJA KA RËNDËSI РËR MUA


Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botoks dhe se nuk ka ndërmend të bëj edhe pse mosha po kalon dhe në Hollywood është trysnia më e madhe për t’u dukur bukur. Në një intervistë Roberts, ka thënë se ka prioritet të tjera dhe nuk ka frikë nga plakja apo humbja e roleve.

Gjithashtu, ajo ka thënë se e rëndësishme për atë, nuk janë xhirimet, por koha që kalon me familjen e saj, të cilin ajo e ka quajtur një moment magjik.

“Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që sipas standardeve të Hollivudit po rrezikoj karrierën time. Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që e prodhoj vetë projektin dhe zgjedh kë të dua.

E rëndësishme është të mos e merrni shumë seriozisht këtë profesion. Njoh shumë nëna që përpiqen t’ia dalin deri në fund të muajit, këto janë probleme serioze, këto janë gratë që admiroj, të cilat janë të bukura dhe të mira edhe kur gjithçka është e vështirë. Sinqerisht, kam frikëra të tjera.

Frikë për fëmijët e mi, se nuk mund t’i mbroj nga askush që dëshiron të përfitojë prej tyre. Për mua është më e rëndësishme të ndihem mirë dhe ta bëj familjen time të jetojë mirë. Jam me fat dhe vlerësoj gjithçka që kam. Falënderoj burrin tim dhe fëmijët e mi çdo ditë. Për këtë arsye, për mua momentet më të rëndësishme të ditës nuk janë kurrë ato që kaloj në xhirime, por ato në të cilat ha mëngjes me ta sepse flasim për gjithçka. Është një moment magjik”, ka thënë ajo.

Edhe më herët, Julia është shprehur kundër, ndërhyrjes, duke thënë se nuk e kupton sesi disa gra nuk i japin vetes mundësinë të shohin sesi duken të moshuara.