–





Emanuela Dalipi humbi jetën dy netë më parë si pasojë e kor onavi rusit pasi ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ishte në muajin e pestë të shtatzënisë. Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe nëna e 28-vjeçares, Irma Dalipi, e cila publikoi foton e të bijës në Facebook dhe shkroi: “U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot…”
Një tjetër familjar i saj ka reaguar që mbrëmjen e 16 Nëntorit kur morën lajmin e hidhur dhe shkroi: “Trag jeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë. Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”
Ndërsa një vajzë tjetër tregon gëzimin e madh që kishte kur mësoi që ishte shtatzënë dhe ëndrrat për të krijuar një familje të vogël, që iu prenë në mes.
“Kjo eshte Ema… Vajza estetiste qe projektoi endrrat e saj ne cdo takim tonin te permuajshem prej 6 vitesh… Qe nga lajmi i shtatzanise , gezimi qe do kishte nje vajze, endrrat per nje familje te vogel e te re ,u prene ne mes… U nda nga jeta ,fare pak caste pasi doktoret bene nderprerjen e shtatzanise ne muajin e gjashte si pasoje e komplikacioneve te Co vi d……. U prehsh ne paqe ..I ZOTIT ESHTE DHEU DHE NJERIU E PLOTESON ATE…”, shkroi Paola.





Kujtojmë se pasi u infektua me Covid, Ema ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën. Më pas, me përk eqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Inf ektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.
Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjeçares i nisi hemorr agjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpë tonin jetën e foshnjes dhe të nënës.
Emanuela Dalipi rezulton e afërme me 16-vjeçaren Blerta Pepa që ndë rroi jetë rreth në vitin 2017 pas një operacioni në gju.





(A.M/Faxweb.al)