“Divorсi i fundit” i Albi Nakoѕ: Nuk ka më balerina, ja ѕi do jete gruaja ime e ardhѕhme


Jeta personale e Albi Nakos ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi i dha fund martesës nga balerina e njohur që tashmë jeton në Itali, Klaudia Pepa.

Dy artistët treguan se ruajtën marrëdhënie miqësore pas ndarjes dhe secili vazhdoi jetën e tij. Koreografi Albi Nako më pas u përfol për një lidhje me balerinën, Alba Hoxha, e cila ka qenë balerinë e trupës së tij në “Tv Klan”, e ndërkohë prezanton motin në po të njëjtin ekran.

Gjithashtu, u raportua se ata i dhanë fund romancës së tyre, pavarësisht se asnjëri nuk bëri deklaratë publike për të mohuar apo pohuar thashethemet që qarkullonin rreth tyre.

I ftuar në “Wake Up”, i pyetur rreth këtyre lajmeve, Albi Nako u përgjigj: “Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Hueyda El Saied kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu!”.

“Pse të martojnë me çdo femër që të shohin?”, iu drejtuan moderatorët.

“Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj, atëherë gjithçka bie në qetësi”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Albi Nako foli edhe për deklaratën e babait të tij, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, i cili është shprehur se nuk e do nusen e djalit balerinë.

“Kur e pyeta pas asaj deklarate, më tha se ishte një moment emocional, por balerinë jo, le të jetë çfarë të jetë, edhe police, kuzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo! Ai e ka jetuar atë profesion dhe është pak e çuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin, por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjukturat, i tha jo. Gjithsesi, atë e tha babai, por nuk është se…”, shpjegoi koreografi.

Gjithashtu, u rrëfye edhe për sëmundjen që e largoi nga skena, teksa u shpreh se “ndonjëherë i plas shpirti që nuk kërcen dot”.

“Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me radhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyrova me mjekime popullore e u riktheva, por është një lloj problemi gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e moshave të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj, por mund të kem kosto nga mbrapa”, përfundoi Albi Nako.

Ndërkohë, sa i takon jetës profesionale, shohim se dhe në këtë aspekt ai sapo ka kaluar një “divorc”.

Kështu, pas shumë vitesh punë në “Tv Klan”, Albin do ta shohim në ”Top Channel”, në formatin e ri “Just Dance”. Ky format i kërcimit do të vijë si rubrikë në “E diell” dhe ka befasuar për disa arsye.

E para, konfirmon se raportet mes autorit, balerinit Graciano Tagani dhe mentorit të tij, Albi Nako janë përmirësuar pas shkarkimit nga puna rreth dy vite më parë kur Tagani punonte në “Klan” dhe deklaroi publikisht se trupa e baletit të “Top Channel” është më e mirë.

E dyta, konfirmon largimin e Albi Nakos pas shumë vitesh punë në “Klan” si koreografi historik i trupës së baletit.

/Panoramaplus.al