Lajmi I Mirē




Sipas studiuesve “Ai do të bëhet plotësisht joaktiv, ose do t’i humbasë aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje, kur temperatura të jetë mbi 30 gradë”. Kështu bën me dije autoriteti rus për shëndetin “Rospotrebnadzor”, në një buletin të shpërndarë përmes kanalit të tij “Telegram”, cituar nga “Il Messaggero”. Parashikimet e studiuesve të Harvad




Në të njëjtën mënyrë si ajo ruse, por me rezultate më pak tërheqëse, ekziston edhe një studim i zhvilluar nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Harvad i botuar në faqen e internetit të wbur.org. Shkencëtarët kanë ekzaminuar përhapjen globale të Κ0ronaνirυsit nga dhjetori deri më sot dhe zbuluan se kushtet e motit bëjnë ndryshimin, por jo sa duhet për të thënë se në muaj e verës do të ketë një ndalesë të konsiderueshme të pandemisë.
“Padyshim që ka një ndikim te Κ0ronaνirυsi prej kushteve meteorologjike, në veçanti në prani të temperaturës dhe lagështisë, – thotë Hazhir Rahmandad, profesor i asociuar i Sistemit Dynamics në Shkollën e Menaxhimit të MIT Sloan – por këto efekte janë të moderuara. Prandaj, nuk mund të presim që kushtet e motit ta ‘shuajnë’ epideminë gjatë verës.




“Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se si kushtet e motit – përfshirë temperaturën, rrezet e diellit dhe lagështia – ndikojnë në përhapjen e Κ0ronaνirυsit. Analiza e të dhënave tregoi se variablat meteorologjike që lidhen me transmetimin e Κ0ronaνirυsit në më shumë se 3.700 vende në të gjithë botën, tregojnë se rreΖiku i transmetimit të infeksi0nit bie me rreth 1.7% për çdo shkallë mbi 77 gradë Fahrenheit.



