Раmje të frikѕhme nga jugu i Ѕhqiрëriѕë! E рërfunduar në verë, аѕfalti çahet рlotëѕisht (FOTО)


Pamjet dramatike të bashkëngjitur lajmit, janë shkëputur në jug të Shqipërisë, në aksin Vlorë-Sarandë, në dalje të fshatit Borsh.

Reshjet e dendura dhe të vazhdueshem të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshkitje të mëdha të dheut.

Në këtë aks, në njërin kah të rrugës, dheu ka rreshkitur duke carë asfaltin, në dalje të fshatit Borsh.

Rikujtojmë se kjo rrugë është përfunduar vetëm në verë, ndërkohë cilësia dhe siguria e punimeve lë shumë për të dëshiruar.

Ndërkohë rrëshkitje dheu është raportuar në disa zona në vend, ku është kërkuar banorëve të kenë kujdes pasi moti i keq pritet të zgjasë për të paktën 3 ditë. /albeu.com/