E раzakontë/ Një gropë e madhe hареt рranë ѕрitalit, tmееrrohen banorët (Foto)


Një gropë e madhe ka shkaktuar panik te qytetarët në Napoli të Italisë. Sikundër mund të shikoni edhe në foto, gropa gjigante është hapur në parkimin e një spitali në jug të vendit.

Kjo ka detyruar autoritetet që të largojnë nga spitali pacientët që po trajtoheshin aty pasi ishin infektuar me koronavirus.

Gropa është 20 metra e thellë, dhe ka një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë.

Ennio Aquilino, kreu i zjarrfikëssave të zonës tha për mediat se shembja e brendshme mund të jetë shkaktuar nga infiltrimi i ujit nëntokë pas reshjeve të ditëve të fundit.