“Dјеmtë e ‘Рër’рuthen’ рјеѕhkërојnë më ѕhumë ѕе vajzat”/ Наbit Еlton Ilirjani: Atdheun do e zgjidhja рër…


“Për’puthen” është fenomeni në televizionet shqiptare. Programi i transmetuar në Top Channel, tashmë dhe me “Për’Puthen Prime” ka shënuar rekord klikimesh dhe ka fituar zemrat e të gjitha grupmoshave.

Nëse i hedh një sy të shpejtë grafikut të shikimeve vë re mjaft thjeshtë se janë dhe meshkujt dhe femrat që kanë të njëjtin interes. 53.3% janë femra, ndërsa 46.7% janë meshkuj që e ndjekin.

Grupmoshat janë të ndryshme, por mbizotëron ajo ndërmjet 18-24 vjeç që është 36.6%.

Shikueshmëria e këtij reality show u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ishte biznesmeni gay, Elton Ilirjani, i cili tha se e ndjek “Për’puthen” në kanalin e “Youtube”.

“Emisioni ndiqet shumë pasi është realiteti i rinisë shqiptare. Ka mentalitete të ndryshme të rinisë shqiptare. Unë mendoj se aty djemtë pjeshkërojnë më shumë se sa vajzat si në pamje ashtu edhe në karakter. Kur shikon që djemtë presin vetullën, njësoj si vajzat me një model flokësh. Nëse mbyll sytë, ndonjëherë më duket se në panelin e djemve janë vajzat dhe e kundërta”, tha Eltoni.

I pyetur se kë do të zgjidhte për një takim 4-minutësh nga djemtë e “Për’puthen”, fillimisht tha “asnjërin”, por më pas përmendi Atdheun.

“Atdheun do zgjidhja meqenësë është më i gjati aty, se unë vesh edhe taka”, përfundoi ai.