Mrekullia ѕhрëton mjekun në Malësinë e Madhe, orteku i dëborëѕ merr рërраra makinën, e ndalojnë реmët (VIDEO)


Një mjek në zonën e Malësisë së Madhe ka shpëtuar për mrekulli gjatë natës në Kelment, pasi një ortek dëbore e ka marrë përpara bashkë me makinën me të cilën ai udhëtonte.

Siç shkruan Ora News, makina ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys nga orteku, por fatmirësisht poshtë rrugës kanë qenë disa pemë dhe mjeti ka ngecur mes tyre.

Mjeku është shpëtuar dhe nuk ka marrë lëndime. Nderkohë, si pasojë e motit të rënduar, në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës ka pasur probleme të shtuara me furnizimin me energji elektrike.