Vjen Lajmi i Fundit dhe i Shumëpritur nga BE, Ja çfarë u Vendos !!!


Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian miratoi të mërkurën përdorimin e vaksinës Moderna, kundër sëmundjes K0vid.

Vak-sina është krijuar nga kompania amerikane me po të njëjtin emër.Ajo është e dyta që autorizohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, pasi vak-sina Pfizer/BioNTech e ka marrë dritën jeshile në fund të dhjetorit.

Miratimi i Modernës vjen në kohën kur BE-ja po përballet me kritika për fushatën e ngadalshme të imunizimit, e cila mbetet prapa Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar apo Izraelit.

“Kjo vak-sinë na ofron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale”, tha drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ky është “një lajm i mirë për përpjekjet tona, për të sjellë sa më shumë vak-sina K0vid tek evropianët”.

Bashkimi Evvropian ka nisur vak-sinimin më 27 dhjetor, por ritmi ka qenë i ngadaltë.Vaksina Moderna është thënë se është 94.1 për qind efektive.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë javën e kaluar se vak-sina e zhvilluar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, nuk ka gjasa të marrë dritën jeshile në BE në muajin e ardhshëm.