Vlora рërmbуtet nga rеѕhjet e ѕhiut, раmјеt nga lart të banеуаve dhe rrugëve nën ujë (FOTO+VIDEO)


Disa metra pas shëtitores Lungomare, lagjja 10 Korriku në Vlorë është përfshirë e gjitha nën ujë, si shkak i reshjeve të shumta të rëna ditët e fundit. Nga pamjet që ka siguruar “Faxweb.al” shihet se uji ka vërshuar deri në oborret e banesave duke marrë përpara gjithçka.

Një situatë e tillë nuk është e zakonshme në qytetin e Vlorës ku shumë institucione, biznese dhe banesa rrezikohen nga uji i tepërt që ka pushtuar rrugët e qytetit bregdetar.