




Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka reaguar me tone të ashpra pas dhu nës në Kongresin Amerikan mbrëmjen e djeshme, ku mbështetësit e Trump u përpoqën të ndalonin ligjvënësit të numëronin votat elektorale.




Si pasojë e trazirave mbetën të vdekur katër persona, ndërsa Merkel tha se pamjet nga protesta e dhu nshme e bënë të ndjehet “e inatosur dhe trishtuar.
Ajo thotë se në demokraci ka fitues dhe humbës, duke u shprehur e keqardhur që “Trump nuk e ka pranuar akoma humbjen”.




“Imazhet më tërbuan dhe trishtuan. Në demokraci ka fitues dhe humb ës. Me vjen shumë keq që Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Ndjekja e dyshimit për rezultatin i bëri të mundura trazirat natën e kaluar”, tha Merkel./Gazeta Shqip