Ѕhpërndahet Kuvendi i KОSОVËS, caktohet data kur do mbahen zgjedhjet e reja!!!


Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që më 14 shkurt të mbahen zgjedhjet e jashtë zakonshme.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se u.d e presidentit Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Njoftimi i plotë:

U.d. Presidentja Osmani shpërndanë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.