“U sajova me ç’na ndodhej”- Olta Boka ndan fotot e рарublikuara më раrë nga ѕhtatzënia të realizuara nga раrtneri i ѕај


Ditën e djeshme, Olta Boka publikoi disa foto të realizuar gjatë kohës së shtatzënisë, por kur ende publiku nuk dinte asgjë.

Këngëtarja ka treguar se në këto foto ka qenë 6 muajshe dhe i ka bërë për t’i pasur kujtim nga pritja e ëmbël.

Por ndryshe nga gjithë të tjerët që zgjedhin të bëjnë një set profesional, Olta ka treguar se i ka bërë të gjitha fotot në shtëpi me ndihmën e partnerit të saj, Iv Rrokaj, për shkak të izolimit nga pandemia.

“Këto foto, 6 muajshe shtatzënë, të papublikuara më parë, më pëlqen t’i quaj ‘seti i parë fotografik gjatë shtatzënisë, në kushte shtëpie dhe pandemie’.

Gjatë kësaj kohe, mendoja se nuk do të mund të realizoja një set fotografik nga profesionistë të fushës, lidhur me padijeninë e kohëzgjatjes së karantinës.

Nuk doja të mos kisha një kujtim ‘alla profesional’ dhe u sajova me ç’na ndodhej. Babi i Gaia-s është fotografi zyrtar.

Më ka marrë malli shumë për kohën kur Gaia ishte tek barku i mamit“, shkroi Boka.