Garda me kuaj, me dу flamujt/ Erdogan publikon раmjet nga рritja madhëѕhtore që iu bë Ramëѕ në Turqi


Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Ankara, në një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ndërkohë, vetë Erdogan ka publikuar pamje nga pritja madhështore që iu bë Ramës.

“Ceremonia e pritjes zyrtare për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama”, shkruan Erdogan.
Në video shihet fillimisht Garda që vjen mbi kuaj, duke mbajtur në dorë dy flamujt, atë të Shqipërisë dhe Turqisë.

Më pas Rama përshëndetet me Erdogan me dorë në zemër, duke shmangur shtrëngimin e duarve, në respektim të masave anti-CO VID.