“Fуtyra më e bukur në botë” ëѕhtë një 19 vjeçare


Modelja izraelite nëntëmbëdhjetë vjeçare Yael Shelbia është vlerësuar në vendin e parë në listën vjetore të TC Candler “100 Fytyrat më të Bukura të Vitit 2020”.

Shelbia, e cila aktualisht po kryen shërbimin e saj të detyrueshëm ushtarak në Forcën Ajrore të Izraelit, është shfaqur në fushatat për kompaninë izraelite të veshjeve Renuar dhe linjën e KKW Beauty të Kim Kardashian KKW.

Ajo është ngjitur në renditjen e listës në vitet e fundit, duke u renditur e 14-ta në 2017, e 3-të në 2018 dhe e dyta vitin e kaluar, para se të zinte vendin e parë këtë herë