Disa Ѕhprehje Моtivuese nga Femrat e Suksesshme në Botë

“Çdo ditë bëni një gjë që ju frikëson.” – Eleanor Roosevelt, Zonja e Parë në Shtetet e Bashkuara.

“Bëni më të mirën që mundeni në çdo detyrë, pavarësisht se sa e parëndësishme mund të duket. Askush nuk mëson më shumë për një problem sesa personi që është në fund.” Sandra Day O’Connor, gruaja e parë e emëruar në Gjykatën Supreme.

“Akti më i guximshëm është të mendoni për veten me zë të lartë.”Coco Chanel, dizajnere për modën.

“Mos mbani njerëz në jetën tuaj që ju bëjnë të ndiheni keq dhe besojuni instikteve tuaja. Marrëdhëniet e mira ju bëjnë të ndiheni mirë. Ato nuk ju lëndojnë. Kjo nuk është vetëm për dikë me të cilin dëshironi të martoheni, por është për miqtë që zgjidhni. Ka lidhje me të gjithë njerëzit që rrethoheni”. Michelle Obama, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

“Dua që vajzat e vogla të rriten duke ditur se mund të bëjnë gjithçka, madje edhe të luajnë futboll.”Jen Welter, trajnerja e parë femër e NFL-së.

“Ju mund t’i keni të gjitha. Vetëm se jo të gjitha në të njëjtën kohë.”Oprah Winfrey, personalitet televiziv.

“Kërkoni atë që dëshironi dhe jini të përgatitur ta merrni.” Maya Angelou

“Ende nuk kam dëgjuar një burrë që të kërkojë këshilla se si të kombinojë martesën dhe karrierën.”Gloria Steinem, gazetare dhe aktiviste sociale që lufton për të drejtat e grave.

“Nuk duhet që të humbasësh në ëndrra dhe të harrosh të jetosh.”JK Rowling, autore.

“Askush nuk është bërë i varfër duke dhënë.”Anne Frank

“Mësova të përpiqesha jo sepse kisha garanci për sukses, por sepse veprimi i përpjekjes është në vetvete e vetmja mënyrë për të mbajtur besimin në jetë.”Madeleine Albright, sekretarja e parë femër e Shtetit të SHBA.

“Jini më pak kurioz për njerëzit dhe më shumë kurioz për idetë.”Marie Curie, e para femër që ka marrë çmimin Nobel.

“Çdo person duhet ta jetojë jetën e vet si model për të tjerët.”Rosa Parks, aktiviste për të drejtat civile.

“Mos kini frikë të merrni vendime. Mos kini frikë të bëni gabime.”Carly Fiorina, CEO e parë e një kompanie Fortune 20.

“Çmimi i mosveprimit është shumë më i madh se kostoja e një gabimi.”Meg Whitman, femra e parë që ka drejtuar dy kompani publike të mëdha amerikane, eBay dhe HP.

“Ju krijoni mundësi duke vepruar, jo duke u ankuar.”Muriel Siebert, anëtare e parë femër e bursës së New York.

“Nëse u bindeni të gjitha rregullave, ju humbisni të gjithë kënaqësinë.”Katherine Hepburn, aktore.