Dukej kaq normale me раmjen е ѕај/ “E kam рritur këtë moment që 13 vjeç!”, moderatorja shqiptare krуеn ndërhуrje еѕtetike në hundë


Një prej emrave të njohur të ekranit, moderatorja Sara Kolami, ka vendosur të tregohet sa më e hapur me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Ajo ka treguar se ka bërë një ndërhyrje në hundën e saj, të cilën po e priste prej kaq vitesh, në fakt që kur ishte 13 vjeç.

Në moshë të vogël, Sara kishte pësuar një aksident që i kishte shfaqur shqetësime të mëdha në hundë, ndaj mjekët e kishin këshilluar se e kishte të nevojshme një ndërhyrje tjetër kur të ishte në moshë më madhore.

Kjo ditë të cilën e kishte pritur me padurim ka ardhur për Sara Kolamin dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja shkruan:

“4.01.2021. Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç! Kjo dëshirë nisi me një aksident të papritur që më ndodhi rreth moshës 4-5 vjeç i cili deformoi hundën time fëminore dhe më krijoi probleme në frymëmarrje.

Edhe pse asokohe u krye një ndërhyrje aspak e lehtë, kirurgu vuri në dijeni prindërit e mi se në moshë adulte do të nevojitej një ndërhyrje tjetër.

Vitet kalonin dhe nevoja dhe dëshira rritej për ta kryer këtë ndërhyrje,por nuk mund ta merja këtë vendim pa gjetur klinikën dhe mjekun e duhur!”, shkruan Kolami.