Momenti рrekëѕ i takimit раѕ tre vitesh mеѕ djalit dhe nënëѕ (Video)


John McAleenan, i cili ka jetuar në SHBA që nga viti 2012, u kthye në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Rostrevor në Irlandën e Veriut, pas tre vitesh ku malli kishte ‘djegur’ zemrat e të dy palëve. Ai u prit nga i vëllai në Aeroportin e Dublin. Por kishin menduar që t’i bënin një surprizë të ëmës.

Teksa mbërriti në shtëpi, përcjell Panorama, ai u ul në një karrige në dhomën e pritjes dhe gati kishte bërë një kamerë që do filmonte momentin e takimit me të ëmën. Ndërsa vëllai shkoi lart për të marrë nënën nga shtrati.

Disa sekonda më vonë, gruaja me sy të përgjumur, zbriti nga shkallët dhe teksa mbërriti në dhomën e ndenjes, u shtang kur pa se para dyve kishte djalin që nuk e kishte parë prej 3 vitesh. Ajo vuri duart para fytyrës dhe e vetmja gjë që tha ishte: O Zot i madh! Pastaj ata u përqafuan.