Edhe Ѕilvana ja niѕi me “Воmbаt”, publikon mеѕаzhet e Ѕаimirtit me vajzat e “Love story” (FOTO)


Ndonëse askush nuk e priste largimin e saj mbrëmjen e të hënës së kaluar, Saimiri vendosi të largonte nga “Love story” Silvanën.

Pas eleminimit ajo shprehu rezervat e saj për princin modern duke thënë se është shumë e lumtur që u largua, teksa shtoi se Saimiri është mashkull i thjeshtë që pret që femrat t’i përulen. Ajo tha se do burrë me B të madhe, teksa nuk ia përtoi as Saimiri, i cili i tha se edhe ajo duhet të jetë grua me G të madhe nëse e ka këtë kërkesë.

Megjithatë, Silvana tha edhe që Saimiri ka për të dalë vetëm nga ky spektakël, sepse, sipas saj, ai po kërkon vajza që ta argëtojnë, por ajo nuk është në këtë kategori. Ndërkohë për “Daily love story”, Silvana deklaroi se e kishte menduar të largohej edhe vetë për shkak të disa gjërave që kishte mësuar gjatë javës.

Silvana ak uzoi 33-vjeçarin se ka ftuar vajzat në vilën e tij, gjë që është e ndaluar nga produksioni dhe se ky i fundit duhet t’ia kontrollojë mesazhet. Mirëpo, ishte drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu ajo që tha se ia kanë kontrolluar telefonin dhe se nuk kanë gjetur asgjë.

Mbrëmjen e sotme, Silvana ka nxjerrë provat. Ish-konkurrentja ka publikuar në Instastory bisedat e Saimirit me të dhe 2 vajza të tjera ku ai i fton në shtëpinë e tij.

Më pas ajo shkruan se nuk flet kot dhe nuk ka asnjë inat, thjesht do të tregojë se Saimiri bën çdo gjë për shoë. Madje ajo thotë se ia ka treguar produksionit lojën e tij sapo e ka kuptuar.