“Ti је рulë e lаgur”, ndodh debati në emision, Ѕindi ѕhеrr me Mevlanin: Моѕ na bëj si Вrad Рitt, se ke ngel pa…


Vajza e re, Lediana, që hyri mbrëmë për herë të parë në Përputhen Prime, zgjodhi në takim 4-minutësh Mevlanin.

Që në nisje ajo i vuri në dukje se nuk i thotë kurrë jo vajzave.

“Mua më pëlqejnë meshkujt që të japin siguri, dua që mashkulli të jetë i përqëndruar vetëm për mua, të më dojë vetëm mua,” tha Lediana.

“E di që do jetë vetëm për ty, se s’do jetë i dynjasë, po duhet kohë për të kuptuar se a është e duhura për mua,” tha Mevlani.

“Ti je i lëkundur, çfarë mendon për këtë?,” tha Lediana.

“Po nuk jam i lëkundur, unë dua të njoh atë që do kem në krah, prandaj,” tha Mevlani.

Aty nisi dhe debati mes Mevlanit dhe Sindit. Sindi e akzuoi duke i thënë: “Më të lëkundur se ty këtu o Mevlan nuk ka, se prandaj je 33 dhe ke ngel pa grua, mos na bëj si Brad Pitt”.

“Ti je si pulë e lagur, por tani të janë tharë puplat dh eke nisur të fluturosh,” i tha Mevlani.