E kritikuan раѕi puthi Anën, reagon Atdheu dhe ofenton femrat ѕhqiрtare: Gra të fruѕtruar nga një рuthje lamtumirë


Pas publikimit të fotos ku Ana dhe Arjoni shiheshin në një shtrat, produksioni mori vendimin për t’i përjashtuar të dy nga Përputhen.

Ana tha në studio se nuk u mërzit nga vendimi sepse dhe ajo vetë e donte këtë gjë duke qënë se tashmë është në një proces gjyqësor me Arjonin. Ndërkohë Bora e pyeti nëse ajo ka ndonjë kërkesë të fundit dhe ajo kërkoi që Atdheu ta puthte.

Ai u ngrit dhe i dhuroi asaj një puthje në buzë dhe e mbajti të përqafuar për disa sekonda. Gjesti është komentuar e kritikuar në rrjet duke bërë që djaloshi gjakovar të reagojë.

Ai ka zgjedhur një mesazh komplimentues nga një ndjekësve për t’iu përgjigjur fansave duke u shprehur:

“Për të gjithë ata meshkuj dhe gra të frustruar nga një puthje lamtumirë dhe mbështetje për Anën. Qetësohuni, jeta është e bukur kur veprimet tona të sinqrta e bëjnë atë më interesante”.