




Ana është rikthyer në studion e Përputhen Prime mbrëmjen e sotme për të folur mbi të gjitha ato që kanë ndodhur mes asaj dhe Arjonit.
“Ka qenë situatë e vështirë për mua dhe familjen, por le të themi që jeta ka sfida që duhet t’i kalojmë. E kam të ndaluar nga avokati të flas lidhur me këtë çështje. Jemi në proces gjyqësor dhe dua t’ja lëmë ligjit të flasë,” tha Ana.
Ndërkohë ajo foli dhe për konkurrentët e tjerë, duke iu drejtuar Sindit e cila mbajti anën e Arjonit: “Do ta jap fletën në surrat, kur të marr vendimin se kush ka pasur të drejtë në këtë gjë, tani je e lirë të shfrysh hormonet e tua emocionale e sek suale”.
Gjithçka filloi pasi Ana iu drejtua Sindit duke i thënë se do ja “përplasi” në fytyrë fletën e vendimit të gjyqit në procesin me Arionin.




Sindi reagoi ashpër, ndërsa iu drejtua Anës duke i thënë se ajo nuk është askush dhe se nuk i intereson se çfarë ka bërë ajo me Arionin.
Debati:
Sindi: Je e mirë në vënien e shiringave
Ana: Nuk jap shiringa, jap paracetamol
Sindi: Nuk e dimë ne ça keni bërë atë ditë
Ana: Nuk je ti këtu për të më përqeshur mua
Ana: Paske mësuar goxha nga gocat
Sindi: Unë të kam respektuar, por besoj Arionin më shumë
Ana: Po besoje
Sindi: Po kush je ti të më plasësh mua fletën në fytyrë, plasja kujt të duash, ça janë këto mi?




Ana: Do ta plas ty
Sindi: Mbaj veten moj
Ana: Shko moj…