Kuѕh ëѕhtë i riu që humbi јеtën раѕi makina kabriole u bë сора, në drejtimin e mjetit ishte një grua, 4 të vdеkur brenda ditëѕ në akѕidente


Kledis Deda është 26-vjeçari që humbi jetën në një ak sident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Ellbasanin me Bradasheshin.

Mjeti ku ai udhëtonte së bashku me një të re, që sipas Policisë është me inicialet F.B u shkatërrua plotësisht teksa u përplas me një minibus që po vinte nga Korça, 5 pasagjerë të të cilit mbetën të lënduar në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Deda ishte baba i një fëmije të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe drejtuesja e mjetit, ndërsa nuk konfirmohet zyrtarisht nëse ajo ka qenë bashkëshortja e tij.

Gjatë ditës së djeshme u shënua një numër shumë i lartë aks identesh, ku hu mbën jetën 4 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Gjithçka nisi me aks identin që ndodhi në orët e para të së dielës, ku mbeti vi ktimë 24-vjeçari Denis Dedgjonaj, dhe u plagos pasagjeri në mjetin e tij Benz, që dyshohet se doli nga rruga për shkak të përgjumjes së vi ktimës.

Një tjetër aks ident u shënua në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku mbeti vi ktimë një 62-vjeçar. Ai po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një makinë tip Renault që drejtohej nga një 44-vjeçar. Përplasja ka qenë e fortë për 62-vjeçarin, i cili ka hu mbur jetën menjëherë. Por numri i vik timave i shkaktuar nga aks identet nuk do të ndalej aty.

Rreth orës 15:20 të 3 Janarit, një makinë doli nga rruga në fshatin Gjormë të Vlorës. Për pasojë u dëmtuan drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Të dy këta persona u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por shoferi, me iniciale A.R., nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Në Laç, një makinë doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarëse. Pas kësaj, mjeti shpërtheu në flakë, ndërsa policia njoftoi se si pasojë mori ndihmë mjekësore në spital vetëm pasagjeri.

(E.K/Faxweb.al)