“Me rëndëѕi shëndeti”: Раtriѕi flet rreth ndarјеѕ nga Tuna


Patrisi ka thyer heshtjen pas zërave rreth ndarjes nga Tuna. Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit.

Dyshja, muajt e fundit u përfolën për një krizë në lidhjen e tyre, madje thuhet se ata tashmë i kanë ndarë rrugët.
Këto dyshime u forcuan akoma më shumë kur këngëtarja ia ndërroi mbiemrin djalit në Instagram, duke ia vendosur të sajin.

Së fundi, Patrisi ishte i ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun, ku u pyet rreth këtyre thashethemeve. I pyetur për statusin aktual të tij, Patrisi tha “Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”.

Me këtë ai nuk dëshiroi të diskutonte më shumë rreth kësaj çështjeje, por la të kuptohet se zërat mund të jenë të vërtetë.