Luks i gjallë, vetëm ky look i Leonora Jakupit kushton më shumë se 25 mijë euro


Leonora Jakupi, përveçse një këngëtare mjaft e talentuar dhe një figurë mjaft e hijshme e shoëbizit, është dhe mjaft e diskutuar për veshjet e saj të shtrenjta, të cilat e kanë kthyer jo rrallëherë në subjekt të lajmeve rozë.

Fakti që ajo nuk kursehet, sidomos kur vjen fjala te shfaqjet në ekran, e ka vendosur sërish në vëmendje. Leonora Jakupi, e cila ishte e ftuar së fundi në emisionin “Shiko kush LUAN” , u shfaq si përherë tejet e kuruar, me një fustan dhe xhaketë latex-i në ngjyrë kafe.

Por ato që ranë shumë në sy ishin dhe aksesorët e këngëtares. Faqja, “What they ëearin” pretendon se për këtë dalje, këngëtarja duhet të ketë shpenzuar një shifër marramendëse.

Vetëm ora mendohet të ketë një çmim prej 25.400 euro, ndërsa vathët e markës “Louis Vuitton” mendohet të kenë kushtuar 490 euro. Leonora vetë nuk ka bërë asnjë pohim për këtë.