Itali: Një ѕhqiрtar, fëmija i раrë për vitin 2021

Shqiptari Alessandro është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali.

Babai i tij tha për Top Channel se ata janë nga Dibra dhe jetojnë prej 20 vijetësh në vendin fqinj.

“Jemi nga Dibra, jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vjetësh, kam punën, të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vjet të martuar, kemi dy djem, Matia 4 vjeç e gjysmë dhe Alessandro ka bërë një rekord italian, lindi në orën 12 e një sekondë”, tha ai.

Ata janë bërë pjesë edhe e medias italiane “Tgcom”, ku mamaja është shprehur shumë e gëzuar.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi“, tha ajo./TCH