Pa të brendshme? Marina Vjollca çmend rrjetin me look-un e 31 dhjetorit (FOTO)


Ditën e djeshme, moderatorja Marina Vjollca njoftoi se “Klanifornia” do të jepet në natën e ndërrimit të viteve. Ata kanë përgatitur një mbrëmje speciale, ku mes të tjerash do të luajnë dhe telenovelën “Suljemani i Madhërishëm”.

Pak minuta më parë, Marina ka zbuluar look-un e saj të mbrëmjes, duke i lënë të gjithë gojëhapur. Moderatorja ka publikuar një video ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë gold, të çarë anash, i cili i thekson format trupore.

Ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, shumica e të cilëve janë shprehur se moderatorja duket sikur nuk ka veshur të brendshme.