Do i dhurojë veshkën shqiptares së sëmurë/ I riu e priti 2021-ishin në spital me të: Me të mrekullueshmen Nazlije dhe të madhin Valin!


Nazlije Sherifi bashkë me Valin nga Deçani, dhuruesin e veshkës, e pritën Vitin e Ri në Spitalin e Mitrovicës.

Nazlije Sherifi nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tuaj

Fotografi nga Spitali ka publikuar mjeku Remzi Rrahmani, i cili po ashtu e priti Vitine Ri me ta ta. Postimi i plotë nga mjeku Rrahmani:

Me të mrekullueshmen Nazlije dhe të madhin Valin po e presim vitin e ri 2021 në Spitalin e Mitrovicës. Këta njerëz të japin jetë, motiv, dashuri e dhembshuri. E këndshme biseda me ta.

Nazlijes i uroj shërim të shpejtë, Valit shëndet të plotë dhe të gjthë juve miq të dashur ju uroj gëzim dhe hare në familjet tuaja.