ITALIA më në Fund jep Lajmin e Madh, Ja çfarë Konfirmon…


Në aeroportet italiane mbërrijnë 469.500 doza reja të vaksinës së Pfizer BioNtech që është dhe kuota javore që shtëpia farmaceutike do sjellë në Itali deri në furnizimin e plotë me 26.9 milionë vaksinave anti-Covid.

Komisari për emergjencën shëndetësore, Domrnico Arcuri, informon se deri më sot në Itali janë vaksinuar 8361 persona.

Baras me 86% të 9.750 dozave të para të mbërritura tre ditë më parë, më 27 dhjetor.

Vaksinat e mbërritura sot në aeroportet italiane do të shpërndahen me furgonë me aparaturat speciale frigoriferike në 203 qendrat e vaksinimit në gjithë territorin kombëtar.

Çdo flakon vaksine antiCovid e Pfizer/Biotech përmban 6 doza, ndërsa çdo dozë për çdo person është baras me 0.3 mililitër vaksinë.

Autoritetet italiane informojnë se shumë shpejt do të jetë publik një raport online me numrin e personave që çdo ditë do të vaksinohen në Itali.