Harrojini flokët e gjatë të Amit, sipërmarrësja ndryshoi look dhe duket thjesht WOW

Një kontroll i shpejtë në Instagramin e Amit, do të mjaftonte për të kuptuar që sipërmarrësja e njohur i përdor rrjetet sociale më së shumti për punët e saj, sesa për të shpërndarë momente nga jeta e përditshme. Ndonëse këto të fundit nuk mungojnë , janë më të rralla. Ndonjë foto tek tuk me Ermalin, Joelin dhe Sian e vogël.

Por fotoja e djeshme, nuk mund të mos na habiste pasi Amin, nga koha kur ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos e deri më sot, nuk e kemi parë kurrë kaq ndryshe. Po pyesni veten ç’ka ndodhur me të? Hidhini një sy postimit të mëposhtëm.

Këtë fundvit ajo na ka befasuar të gjithëve, teksa është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman” me flokë të shkurtër, që duhet ta pranojmë se i shkojnë shumë fare dhe duket thjesht WOW! Duhen ndonjëherë ndryshime të tilla, apo jo?