–





Atdheu është një ndër djemtë që spikati në “PërPuthen” me pamjen e tij, një djalë mjaft simpatik. E ndonëse jo binjakë, Atdheu është kopja e vëllait të tij.
I pranishëm në “Për’Puthen”, ajo që u vu re sapo vëllai i Atdheut hyri në studio, ishte ngjashmëria e tyre, e që u komentua edhe aty.
Sindi në takimin 4-minutësh me Atdheun e quan vëllain e tij “kunat”, por Butrinti mendon se mes tyre nuk ka një kimi të fortë, por kësaj gjëje nuk i dihet.
Në anën tjetër, Atdheu thotë se është thjesht fillimi mes tyre dhe dëshiron t’i jap asaj sigurinë me kalimin e kohës.




