“Вum tërmeti, bam Со vidi”, Rama рublikon momentin kur ѕhрërthen në lot tek mеѕаzhi i Vitit të Ri: Unë рunoj ѕhumë! Ja сila është arѕуеја që më bën të zgjohem në mëngjes

Kryeministri Edi Rama ka bërë gati mesazhin për të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve duke kujtuar dy fatkeqësitë më të mëdha që tronditën vendin tonë përgjatë muajve të fundit: Rindërtimi nga tërmeti dhe përballja me pandeminë.

Teksa flet me bindje se punon shumë, Rama publikon edhe momentin kur shpërtheu në lot pasi po lexonte emrat e viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryemininstri thekson se të gjithë bëjnë puët më të vështira për shkak të sfidave me të cilat përballen çdo ditë, ndaj i uron një Vit të Ri “siç ua do zemra”.

“Të gjithë mendojnë që bëjnë punën më të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj është më e vështira. Unë punoj shumë. Problemet që duhen zgjidhur çdo ditë janë të pafundme lëre pastaj bum tërmeti, bam Co vidi. Çfarë sfidash!

Puna më e vështirë është e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, madje nën rrënojat e tërmetit. Puna më e vështirë është në duart e atyre që ndërtojnë shtëpitë e shkollat, në të nxehtë e në të ftohtë, ditën e natën për të kthyer sa më parë familjet në shtëpi e fëmijët në shkolla.

Puna më e vështirë është puna pa orar dhe pa të diela e mjekëve, infermmierëve, punonjësve të kujdesit shëndetësor që tash sa kohë thuajse qysh se s’mbahet mend luftojnë kundër Co vidit. Puna më e vështirë është e shqiptarëve të zakonshëm që jetojnë dhe punojnë duke mbajtur familjet e tyre edhe në këtë kohë kaq të jashtëzakonshme pandemie apo rimëkëmbjeje pas tërmetit.

Puna më e vështirë është e prindërve që luftojnë për t’u dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme të sigurt në një Shqipëri të fortë dhe të shëndetshme. Shembulli i tyre ma bën punën time më të lehtë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes me një dëshirë kaq të madhe për të luftuar që të bëj më të mirën çdo ditë për vendin tonë.

Për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritshme. Të gjithë njerëzit që sot punojnë kaq shumë në Shqipëri e të gjitha familjet e tyre dua ti falenderoj me mirënjohje nga zemra për gjithçka më japin dhe gjithçka i japin këtij vendi dhe ti uroj një Vit të Ri siç ua do zemra e sic padyshim e meritojnë të gjithë!”, tha Rama.