–




Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abo rtet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.
Senatorët votuan në favor të projektligjit pas një seance maratonë me 38 vota pro, 29 kundër dhe një abs tenim.
Ligji është novator për Amerikën Latine, një rajon i cili ka disa nga ligjet më kufizuese të ab ortit në botë. Kalimi erdhi dy vjet pasi senatorët votuan ‘me vështirësi’ kundër legalizimit të ab ortit.
Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin rreth Kongresit Kombëtar për një debat 12 orësh, duke brohoritur “aborti legal në spital” ndërsa numëroheshin votat.
Votimi është rezultat i një fushate të gjatë që përçau vendin për këtë çështje. Kundërshtarët u mblodhën gjithashtu jashtë Kongresit, duke mbajtur një meshë dhe duke u lutur që ligjvënësit të bllokonin projektligjin.
Kisha Katolike, e cila mbetet me shumë ndikim në Amerikën Latine, e kishte kundërshtuar këtë veprim.
Ajo u kishte bërë thirrje senatorëve që të refuzojnë projekt-ligjin. Papa Françesku, i cili është argjentinas, kishte postuar në Twitter vetëm disa orë para debatit se “çdo i dëbuar është një fëmijë i Zotit”.
“Ia dolëm. Bëmë histori. E bëmë së bashku. Nuk ka fjalë për këtë moment, ai kalon përmes trupit dhe shpirtit ”, shkroi në Twitter politikania Monica Macha.



