Dу ѕhokë të nguѕhtë fikѕohen me 1 vajzë, krijojnë një lidhje trеѕhe dаѕhurie

Dy shokë nga Brazili Dino De Souza 40 vjeç dhe Saulo Gomes 30 vjeç janë dashuruar me të njëjtën vajzë. Bëhet fjalë për 27-vjeçaren nga Bjellorusia Olga të cilët e kanë njohur gjatë një udhëtimi në Barcelonë në 19 Gusht.

Djemtë u magjepsën nga Olga e cila ishte ulur me një grup shokësh në lokal dhe të dy i shkuan afër për t’i ofruar një pije. Olga pranoi dhe gjatë takimit Dino dhe Saulo ranë kokë e këmbë me të.

“Unë dhe Saulo arritëm në Barcelonë dhe shkuam direkt në një lokal për të parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve që po shfaqej atë natë. Hymë në lokal dhe Olga ishte atje me një grup miqsh. Ne iu afruam asaj dhe e ftuam të pinte diçka me ne dhe këtu filloi historia jonë e bukur. Për ne nuk është problem që të kemi një marrëdhënie me tre persona. Kimia mes nesh ishte aq e fortë dhe nuk e përshkruaj dot me fjalë ndjesinë që kemi”, është shprehur Dino.

Të tre janë në një lidhje për gati një vit e gjysmë dhe udhëtojnë, shkojnë në restorante apo në takim si një çift tipik, por si një treshe.

Në fillim të tre morën reagime tronditëse nga miqtë dhe familjarët në lidhje me marrëdhënien që kishin krijuar, ndërsa të afërmit e tij janë përpjekur shumë që të kuptonin këtë lidhje.

Pavarësisht reagimit të ashpër të njerëzve, treshja bëri të pamundurën për t’i shpjeguar situatën e tyre me qetësi dhe miqtë dhe familja e tyre tani janë mbështetës të kësaj lidhje.

Treshja, e cila aktualisht jeton në Toulouse, Francë planifikon të ketë fëmijë së bashku në të ardhmen.

“Ne duam që Olga të bëhet nënë dhe të ketë fëmijë nga unë dhe nga Saulo. Ne planifikojmë të udhëtojmë nëpër botë dhe të ndajmë filozofinë tonë për mënyrën tonë të jetës në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, ndërsa merremi dhe zhvillojmë biznesin tonë, shprehet Dino. /tvklan.al