–





Pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.3 e shkallës Rihter që goditi Kroacinë, konkretisht zonën e Petrinjës, janë konstatuar dëme të mëdha në materiale, prishje të institucioneve kryesore si dhe një viktimë e moshës 13-vjeçare. Kujtojmë se lëkundjet e Kroacisë, u ndjenë pas orës 12:00 në kryeqytetin Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe Serbi. Pacientët dhe stafi mjekësor u mblodhën para Spitalit Holy Spirit pas tërmetit shkatërrues. Disa prej tyre qëndronin në barela, ndërsa edhe një grup nënash me foshnja të mbuluara me batanije mund të shihen teksa qëndrojnë jashtë.
Ndërkohë mësohet se tërmeti në Petrinjas, shkaktoi dëme të mëdha edhe në spitali në Sisak të Petrinjës. Këtë e ka bërë të ditur Prefekti i Qarkut Sisak-Moslavina, Ivo Ziniq, i cili përmes një intervistë deklaroi se pas dëmeve pacientët e spitalit Sisak u evakuuan.





Ivo Ziniq: