Meri rrëfen për herë të parë humbjen e njeriut më të shtrenjtë: Ishte një vit tepër i vështirë

Meri konkurentja e ‘Love Story’ka bërë një rrëfim prekës për “Daily Love Story”. Ajo ka treguar se ky vit ka qenë shumë i vështirë për të, pasi ka humbur të atin.

“Jemi në prag festash dhe sigurisht që të gjithë gëzojnë dhe festojnë, por për mua është pak ndryshe ky vit dhe po përpiqen që të ambientohem në atmosferën që është krijuar.

Viti që po lëmë pas ishte një vit tepër i vështirë për mua pasi m’u desh që të përjetoja humbjen e babit. Gjatë vitit patëm vështirësi.

Për vitin e ardhshëm uroj që të jetë një vit sa më i shëndetshëm dhe i lumtur për mua, familjarët e mi dhe të gjithë njerëzit.

Uroj të realizoj ëndrrat e mia, të nis shkollën dhe të arrij sukses në karrierën time. Dhe pse jo, të dal me sa më shumë trëndafila nga këtu. Uroj mos të kalojmë më këto dallgë që kaluam këtë vit”, rrëfeu Meri.