–




Pas tërmetit të fortë që goditi zonën e Petrinjës në Kroaci, ku dhe është shënuar një vi ktimë 13-vjeçare, ka nisur shpërndarja e ndihmave për të prekurit nga lëkundja e fortë 6.3 shkallësh Rihter. Ndër personat që ndihmuan të dëm tuarit nga lëkundja e fortë që shkaktoi shumë dëme materiale, ishte edhe një shqiptar nga Hasi.
Djali kosovar, Alban Morina i cili është furrtar në Kroaci, ka ofruar bukë falas për personat që u prekën nga lëku ndjet sizmike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Morina është parë duke shpërndarë ushqim për familjet e pr ekur, teksa shkruan se kush ka nevojë për bukë të mblidhet në shesh.



