–




Thuhet se tradhtia është po aq e vjetër sa njeriu. Në një moment dobësie humbet logjikën, joshesh nga dikush tjetër dhe përfundon duke tradhtuar partneren/in. Por ka edhe raste kur partneri/ eja fiksohet ose i duket sikur po e tradhtojnë.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me një vajzë, e cila ka testuar nëse i dashuri i saj e tradhtonte.
Në bashkëpunim me një mik të sajin ajo e ka instaluar kamera në një shtëpi dhe duke qenë se i dashuri i saj ishte një teknik i linjave të internetit, i ka telefonuar kompanisë ku ai punonte.
Sapo i dashuri hyn në shtëpinë, ku e kishin marrë në telefon fillojnë të ndodhin skena nga më të ndryshmet për ta joshur.
Por djali ka rezistuar dhe e dashura e tij është ndjerë e lehtësuar pas kësaj.



