RUDINA E ЅUРRIZOJ IЅH-ВАЅHKËЅHORTIN ME NJË DHURATË ЅIMВOLIKE

Rudina Dembacaj ruan një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin, Aleksin edhe pas ndarjes së tyre.

Së fundmi Aleksi festoi ditëlindjen dhe Rudina e uroi me një postim në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë Viktoria. Dy pika uji”, shkruante moderatorja.

Ndërsa Aleksi ka treguar se ish-bashkëshortja i ka bërë edhe një dhuratë.

Ajo i ka dhuruar Aleksit një portofol me inicialet e tij dhe të Viktorias dhe një varëse çelësash me emrin e Vikit.

Aleksi i ka publikuar në Instagram duke e shoqëruar me një zemër dhe duke etiketuar Rudinën.